“Komunizmi më pushkatoi dajën e babait, e la varur 3 ditë”/ Zogaj rrëfen historinë e dhimbshme

Shqipëria

“Komunizmi më pushkatoi dajën e babait, e la varur 3 ditë”/ Zogaj rrëfen historinë e dhimbshme

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:57
Preç Zogaj

Shkrimtari Preç Zogaj ka treguar detaje nga marrëdhënia e familjes së tij me sistemin komunist.

Zogaj tregoi në emisionin se dy dajat e babait të tij janë pushkatuar nga sistemi komunist, ndërsa një kushëri i tij u shpall kulak, gjë e cila e pengonte atë të studionte apo të merrte një vend pune në atë kohë.

Ai tha se një nga dajat e pushkatuar të babait u la i varur tre ditë në Lezhë, ndërsa tjetri u zhduk në lumë dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat.

“Kisha njollë në biografi. Unë kisha dy dajët e babait tim të pushkatuar nga komunizmi në vitin ’46. Njëri prej tyre është lënë i varur tre ditë ne Lezhë. Gjin Jaku quhet, ndërsa tjetri është zhdukur në lumin Zme dhe eshtrat e tij nuk janë gjendur akoma, Ky është dhe një pengu im që ende nuk i kam gjetur. Janë në listën e personave të zhdukur që ka dhe instituti i të përndjekurve politik. E dyta kishte lidhje me familjen time, ne ishim ish-pronarë toke. Një kushëri i imi që ishte dhe kryefamiljarë i shtëpisë, nuk deshi të hynte në kooperativë meqë në atë kohë thuhej se është vullnetare. Atë ë shpallën 27 vite kulak.”-tha Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat