Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, reagon ashpër avokatja dhe zbulon lëvizjen kundër ambasadorit Soreca

Shqipëria

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, reagon ashpër avokatja dhe zbulon lëvizjen kundër ambasadorit Soreca

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:04
Adriana Kalaja

Avokatja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi konstatuar shkelje të ligjeve me të dyja këmbët, janë bërë veprime antikushtetuese.

Të gjitha hapat antikushtetuese janë përgjegjësi direkt e Veliajt.

Do i drejtohemi SPAK-ut, ku në fokus do jetë leja e ndërtimit, pjesë e kallëzimit do jetë edhe abuzimi i detyrës nga ana e Veliajt.  Veliaj ka abuzuar me punën shumë herë. Veliaj do të jetë përballë një kallëzimi, ne po përgatisim kallëzim edhe për Sorecën, sepse ne mendojmë se ka konsumuar vepër penale. Nëse ndaj Sorecës nuk merren masa, ne do kërkojmë që të shpallet non grata”, është shprehur Kalaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat