Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë

Shqipëria

Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja Belinda Balluku së bashku me kryetarin e bashkisë së Ersekës Erion Isaj ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë.

Balluku u shpreh se ecuria është shumë e mirë dhe se punimet do të përfundojnë një vit përpara afatit të kontratës pavarësisht vështirësive të mëdha që hasi buxheti i shtetit për shkak të pandemisë.

“Kjo është një kontratë e lidhur në tetor të vitit 2020 e cila tashmë në muajin e 8-të ka arritur në 57% të volumeve. Nga çfarë duket do ta dorëzojmë më shpejt se afati i tetorit të vitit 2022 kjo falë edhe kontraktorit pasi është një kontraktor me eksperiencë”- tha Balluku.

Ajo gjithashtu u shpreh se është në diskutime më Bankën Islamike për ndërtimin e aksit Qukës-Qafë Ploçë si dhe për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat