Vjen deklarata e fuqishme! Arben Kraja paralajmëron tronditje në nivele zyrtarësh

Shqipëria

Vjen deklarata e fuqishme! Arben Kraja paralajmëron tronditje në nivele zyrtarësh

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:07
Arben Kraja

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka bërë me dije se shumë do të ketë rezultate konkrete të SPAK sa i përket ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar.

“Na është kërkuar që të përqendrojnë punën tonë për hetimet për zyrtarët e lartë në përdorimin e fondeve në mënyrë abuzive. Kjo është një përparësi e jona dhe e vlerësojmë çdo ditë, besoj se shumë shpjet do të kemi rezultate dhe do ta bëjmë prezent në ditët në vijim, struktura është vendosur dhe besoj se do të kemi rezultate. Jemi të bindur se po bëjmë më të mirën për vendin tonë, që të ikë imazhi keq, ai imazh se biznesi i huaj këtu te ne nuk mund të investojë se krimi i organizuar të vendos gjoba dhe ti nuk gjen të drejtën, apo se ka korrupsion dhe nuk gjen hapësira”, tha Kraja.

Gjithashtu ai theksoi se ka pasur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar që kanë përfunduar dhe me sekuestrim të pasurive të paluajtshme të vendosur në mënyrë të paligjshme.

“Vendimet e gjykatave janë të shkallës së parë, jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që e zotëron atë, sepse është e paligjshme dhe nuk mund ta disponojnë atë”, theksoi Kraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat