Punonjësja e bashkisë së Klosit mbahet peng, tregon 4 orët mbyllur në makinë

Shqipëria

Punonjësja e bashkisë së Klosit mbahet peng, tregon 4 orët mbyllur në makinë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:38
Punonjësja e bashkisë së Klosit

Një punonjëse e Bashkisë së Klosit është marrë peng për katër orë, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia.

Në pranga përfundoi një 48-vjeçar, banues në Klos, nën akuzën e “Heqjes së lirisë në mënyrë të paligjshme”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ai akuzohet se ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

I riu akuzohet se ka mashtruar punonjësen e Bashkisë Klos, L. M, 33-vjeçe, banore e fshatit Bejn, duke i premtuar se do ta dërgonte në fshat. Mirëpo, pa kaluar disa metra, i dyshuari ka ndërruar rrugë dhe ka udhëtuar drejt fshatit Klos Katund.

Pas afro 4 orësh, punonjësja e Bashkisë ka mundur të njoftojë familjen se ishte rrëmbyer, duke treguar edhe vendndodhjen.

Babai i vajzës ka mbërritur në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Teksa binte nata, efektivët e Policisë kanë mbërritur në Klos Katund dhe kanë gjetur 33-vjeçaren në makinën e D. M.

Pas denoncimit, është marrë në pyetje edhe punonjësja e ndihmës ekonomike në Bashkinë Klos.

“Rreth orës 16.00 isha pranë xhamisë së Klosit, në anë të rrugës. Erdhi D. M., ndaloi te këmbët e mija dhe më tha: Hajde me mua, të çoj unë në shtëpi.

Sapo bëri nja 100 metra ndërroi rrugë dhe u nis në drejtim të Bulqizës. I thashë ta ndalte makinën dhe të zbrisja, por ai nuk pranoi. Pas afro 4 orësh arrita t’i dërgoj një mesazh babait”, i tha policisë e reja e rrëmbyer.

Vajza e mbajtur peng është dërguar në Tiranë për ekzaminime gjinekologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat