Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste

Shqipëria

Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, takimin me kryebashkiakët e ka nisur me përjashtimin nga PS të Fatos Tushes, kryebashkiakut tashmë të arrestuar të Lushnjes.

“Shkaku që e afrojmë në kohë këtë takim të planifikuar për në fund të korrikut është arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes. Ai dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është puna e PS të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe atyre që kanë marrë besimin e popullit se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve por fuqia e votuar nga populli”, ka thënë Rama.

Sipas të njëjtit, korrupsioni, rryshfet, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike por janë e zeza, llumi me të cilët ne duhet të përballemi për të ndërtuar shtetin e të drejtës dhe për të refuzuar mbrojtjen për këdo nga ne që bie pre e tyre dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë.

“Fatos Tushe do shkarkohet nga detyra dhe do përjashtohet, masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit del i pafajshëm”,  ka tënë më tej Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat