E trishtë! Policia i gjobiti djalin me 10 milionë lekë, biznesmeni shqiptar pëson infarkt dhe vdes

Shqipëria

E trishtë! Policia i gjobiti djalin me 10 milionë lekë, biznesmeni shqiptar pëson infarkt dhe vdes

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 15:56
Shuaip Sejko

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë.

Mësohet se biznesmeni Shuaip Sejko ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti, pasi policia i shoqëroi djalin në Komisariat.

Më herët gjatë ditës policia njoftoi se gjatë aksionit për ndëshkimin e bizneseve që nuk respektojnë orën policore, ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S.

Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit dhe aty ka gjetur një tavolinë dhe ka shoqëruar të riun në Komisariat.

Dëshmitarët i kanë treguar biznesmenit Sejko se çfarë ka ndodhur dhe ky i fundit ka tentuar të niset për në Komisariat. Por ai është ndjerë keq dhe është nisur për në spital , por ka ndërruar jetën si pasojë e një infarkti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat