Aksidenti tragjik në Gramsh, hetimi: 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar

Shqipëria

Aksidenti tragjik në Gramsh, hetimi: 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkaku i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh dyshohet se ka ardhur si pasojë e numrit të pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat