Pastori komenton deklaratën e Cakos: Mendimet e tij nuk janë asnjë rrezik për mua

Shqipëria

Pastori komenton deklaratën e Cakos: Mendimet e tij nuk janë asnjë rrezik për mua

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:46
Paulin Vilajeti

“Jo të gjitha gratë duhet të kenë mendjen te doktoratura, por të mendojnë për familjen”. Kjo është deklarata e Alfred Cakos që bëri menjëherë bujë në rrjet dhe që ditën e sotme u diskutua në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

I ftuar në studio ishte pastori, Paulin Vilajeti, i cili u shpreh se nuk beson te barazia gjinore, por beson te baraz vlera.

“Nëse në xhep kam euro dhe lek, kam 5 euro që janë të barabarta me kaq lek. Kanë të njëjtën vlerë, por që janë të ndryshme. Unë besoj një gjë, asnjëherë në jetën time, prej 32 vitesh i martuar, nuk kam arritur të bëj disa gjëra që gruaja ime bën. Dhe në 32 vite martesë, gruaja ime nuk ka arritur që të bëjë disa gjëra që unë bëj.

Burrë e grua plotësojmë njëri-tjetrin dhe jemi thirrur për familjen. E kur vjen puna për fëmijën nuk është përgjegjësi për gruan, por edhe për burrin. E kam shumë mik Fredin por nuk jam dakord me të dhe mendimet e tij nuk janë asnjë rrezik për mua.

Ne duhet të kemi dhe ti japin gruas të njëjtën vlerë që ka burri. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetër kur gruaja dhunohet. Dhunë është vetëm e rrahura. Dhunë do të thotë edhe nëse e ndalon gruan që të mos shkollohet”, tha pastori.

Paulin Vilajeti shtoi më pas se sistemi shoqëror është bërë keq dhe se sistemi arsimor është krijuar në mënyrë maskiliste.

“Sistemi duhet të ndërtohet në atë mënyrë që edhe gruaja të jetë e barabartë. Sistemi i arsimit është ndërtuar keq së një mënyrë maskiliste, nuk i ke dhënë mënyrën e mjaftueshme gruas të jetë edhe nënë edhe të studiojë. Vetë sistemi e ka privuar gruan”, tha pastori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat