Shpërthen Brataj: Shoqëri sipërfaqësore, fajin e keni vetë që paguani

Shqipëria

Shpërthen Brataj: Shoqëri sipërfaqësore, fajin e keni vetë që paguani

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 22:29
Skënder Brataj

Në një reagim mbi deklaratën e tij në një emision, ku u shpreh se mjeku nuk bëhet kriminel me 50 mijë lekë ryshfet, Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka shkruar një status të gjatë sqarues.

Ai i është kthyer qytetarëve që paguajnë ryshfet dhe justifikon faktin se pse familjarët e sëmurë të atyre që paguajnë kalojnë para në radhë apo i bëjnë vizitat dhe analizat më shpejt.

“Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit? Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë? Sa kallëzime ka? Sigurisht që familjari juaj duhet të kalojë para të tjerëve, sigurisht që duhet ti bëjë vizitat dhe analizat para të tjerëve, sepse ju paguani!

Të gjithë e kanë fajin, ti, ju, jo nuk keni faje, sepse paguani! Ju nuk bëni korrupsion! Ju komentet këtu, me dhe pa fytyrë mund ti bëni, ju mund ti përgjithësoni mjekët si KRIMINEL!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat