PS e Shkodrës del hapur kundër Tom Doshit dhe Edona Bilalit

Shqipëria

PS e Shkodrës del hapur kundër Tom Doshit dhe Edona Bilalit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:52
Edona Bilali

Zgjedhja e Edona Bilalit si deputete në Shkodër dhe besimi që ajo ka marrë nga kryeministri Rama ka trazuar ujërat e socialistëve të Shkodrës.

Një grup prej tyre i kanë nisur një letër kryeministrit Rama, sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ambasadores Kim, ku dënojnë ashpër veprimet e deputetes së zgjedhur dhe aleatit Tom Doshi.

‘Na del një Edona Bilali pa marrë mandatin kërkon të zhbëjë PS-në në Shkodër, të hedhë në kosh punën e sakrificat e brezave që e mbajtën gjallë këtë organizëm në një qytet gjoja antikomunist, por që është peng i oligarkëve të krimit që gjoja janë bërë ‘zoti’.

Kjo Edona që mori diku 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit duke bërë reprezalje në administratë e drejtues socialistë. Tom Doshi po shfrytëzon me dinakëri egon e një çupëline të pamësuar me punët e politikës’

Grupi i socialistëve shkodranë pretendojnë se Bilali e Doshi po pushojnë njerëz nga puna për të punësuar të afërmit e tyre.

‘Hoqën drejtorin e patentave, zotin Çeliku një djalë të shkolluar, familje socialistësh me respekt në shoqëri që sjell vota për PS. Ka emëruar në atë pozicion nipin e vjehrrës së Edonës, inxhinierit të rrugëve pronë e Tom Doshit. S’ka bashkëpunim më perfekt. A thua se kemi votuar për të punësuar njerëzit e saj.

Doli një fjalë që flitej se vjehrri i Edonës, mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush paguan më shumë futet në listë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat