Dasho: Shqipëria e ka mbyllur hesapin me Covidin, variantet e mutacionet nuk krijojnë dot valë të reja

Shqipëria

Dasho: Shqipëria e ka mbyllur hesapin me Covidin, variantet e mutacionet nuk krijojnë dot valë të reja

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:05
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho u shpreh se varianti Delta ka disa javë që është futur në Shqipëri, pasi sipas tij vendi ynë ka shkëmbime të shumta me Britaninë e Madhe.

Ai tha se pavarësisht se futet varianti Delta apo variante të tjera, Shqipëria e ka mbyllur hesapin me covidin, por sigurisht mbetet individët vulnerabël që janë grupet e rrezikuara.

Dasho: Besoj se varianti Delta ka disa javë që është futur në Shqipëri, pasi ne kemi shkëmbime të shumta me Britaninë e Madhe. Duke qenë se ne kemi një politikë me dyer të hapura ndaj kujtdo që futet në vend, sigurisht që është futur edhe ky variant i ri i Covidit. Ne kemi kaluar stinën e virozave në dimër dhe patëm një katastrofë, ku sipas përllogaritjeve të mia kishim rreth 2 milion persona të infektuar dhe rreth 15-16 mijë vdekje nga Covid. Duke filluar nga muaji prill ne përjetuar atë që quhet si imuniteti natyral i grupit. Ne u gjendëm në një situatë të imunizuar dhe pavarësisht varianteve Delta, nuk u arrit që të krijohej një valë.

Pavarësisht se futet varianti Delta apo variante të tjera, por në një popullatë imunizuar si ajo  shqiptare do të kanë shumë të  vështirë të përhapen. Shqipëria e ka mbyllur hesapin me covidin, por sigurisht mbetet individët vulnerabël që janë grupet e rrezikuara. Ata që e kanë kaluar virusin e kanë bërë kot vaksinën kineze. Por në vendet kur është bërë kjo vaksinë, është vënë një cilësi dhe efektshmëri më e ulët se vaksinat e tjera cilësore, si Pfizer. Një shembull është Kili dhe Indonezia që janë shtuar rastet me vjeshtën, po ashtu edhe vdekjet. Edhe Turqia mori këtë vaksinë, por para disa javësh kishte një shpërthim të covidit. Prandaj ata që nuk e kanë kaluar covidin dhe janë vaksinuar vetëm me coronavax, ngelen të rrezikuar nga variantet e reja.

Dasho sugjeroi që personat vulnerabël tu garantohet një dozë të vaksinës cilësore, pavarësisht nëse janë vaksinuar me coronavax apo nëse e kanë kaluar ose jo virusin.

Dasho: Ne kemi për të kaluar jnë verë të qetë dhe pa vatra të caktuara. Ndërsa unë sugjeroj si masë, që personat vulnerabël tu garantohet një dozë të vaksinës cilësore, pavarësisht nëse janë vaksinuar me coronavax, apo e kanë kaluar virusin apo jo. Ndërkohë kalimi i covidit lë pasojë, por ka një imunizim së paku 9 muaj. Nga ana tjetër janë vënë re, sipas studimeve, që ka një mbrojtje qelizore e cila na mbron për disa dekada përmes qelizave memorie plazmatike. Edhe për covidin ka një përgjigje lidhur me këtë gjë. Një gjë e tillë do të thotë se imuniteti ndaj covidit mund të zgjasë gjithë jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat