Hipotekuan ajrin e më pas ndërtuan lokal, biznesmeni Fisheku dhe juristi mbyllen në burg

Shqipëria

Hipotekuan ajrin e më pas ndërtuan lokal, biznesmeni Fisheku dhe juristi mbyllen në burg

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:40
Ilustrim

Gjykata e Durrësit, ka konfirmuar masat e sigurisë për 4 arrestet e realizuara nga Prokuroria e këtij qyteti.

Gjykata, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për juristin e hipotekës, Mikel Jaho, biznesmenin Iljaz Fisheku dhe shtetasin tjetër, Erjon Aliko.

Ndërsa për personin tjetër Rakip Haxhiu, të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe akuzën e “Mashtrimit”, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Katër personat e ndaluar nuk kanë pranuar autorësinë e tjetërsimit të një sipërfaqe prej 2 mijë metra katror që ndodhet në zonën e Plepave në Durrës.

Mbi këtë sipërfaqe, Ilzjaz Fisheku aktualisht ka ndërtuar një lokal.

Mikel Zaho, me profesion jurist i Hipotekës së Durrësit, rezulton që në datën 12 prill 2019, të ketë hipotekuar një objekt që nuk ishte ndërtuar.

Dhe për të rënduar akoma dhe më tepër këtë skandal, juristi ka hipotekuar ndërtesën dhe truallin 2 mijë metra, duke marrë si tipologji dokumentacionin e një dosje tjetër hipotekore me Nr.220620, që është një shtëpi në fshatin Vrinë, të njësisë administrative Rrashbull.

E gjithë procedura është kryer me dokumente të falsifikuara, duke filluar nga leja e legalizimit, një mandat bankar të filialit të një banke të nivelit të dytë në Durrës dhe një certifikatë hipotekore.

Praktikisht zyrtari i Hipotekës dhe tre persona të tjerë me në krye biznesmenin nga Fieri, Ilias Fisheku, kanë hipotekuar ajrin se ndërtesën nuk e kishin ngritur akoma.

Nga këqyrja e imazheve të ortofotove 2015-2018-2019 është vërtetuar se aty nuk ka patur asnjëherë objekt të ndërtuar, sipas certifikatës që kanë përfituar Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu.

Pasi kanë marrë dokumentacionin fals, atëherë biznesmeni i dënuar më parë, Ilias Fisheku dhe dy punëtorët e tij, Erion Valiko dhe Rakip Haxhiu, kanë ngritur një lokal të quajtur “Station” në Durrës.

Ndërtimi ka filluar në muajin prill 2021,pas miratimit nga ana e bashkisë Durrës, të deklaratës paraprake për kryerje punimesh, duke vendosur një çati pa themele, me materiale të çmontueshme dhe pa mure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat