Vonesa në Rinas, revoltohen udhëtarët: Të shtohen sportelet, presim 3-4 orë me të moshuar e fëmijë

Shqipëria

Vonesa në Rinas, revoltohen udhëtarët: Të shtohen sportelet, presim 3-4 orë me të moshuar e fëmijë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Të gjithë personat që udhëtojnë jashtë vendit nëpërmjet Rinasit janë njoftuar të paraqiten 3 orë para nisjes në aeroport për shkak të fluksit të krijuar nga sezoni veror. Megjithatë nga vëzhgimi i Ora Neës duket se radhët e gjata dhe pritjet janë krijuar për shkak të kontrolleve të shtuara në lidhje me masat anti Covid, siç janë formularët dhe testet.  Vonesat kanë ka krijuar pakënaqësi dhe stres tek qytetarët të cilët thonë se pritjet e gjata e vonesat janë problematike veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët në kushtet e temperaturave të larta.

Njoftimi i bërë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” për pasagjerët të cilët duhet të paraqiten 3 orë përpara në Rinas për të shmangur fluksin e krijuar për shkak të sezonit turistik ka krijuar pakënaqësi tek udhëtarët për të gjithë vonesat e krijuara.

Kontrollet dhe procedurat e shtuara në kuadër të rregullave anti Covid gjatë udhëtimeve kanë shkaktuar vonesa, lodhje dhe stres tek pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit nëpërmjet aeroportit ''Nënë Tereza'' në Rinas.

"Do torturohem. Pse duhet të rri unë këtu 3 orë? Fëmijët do të zgjohen herët dhe të rrinë në vapë është sorollatje."

"Këto janë gjëra kot, nuk i di pse i bëjnë."

"Unë shumë lodhje dhe bezdi, sidomos për fëmijë të moshuarit."

Të martën kishte edhe nga ata qytetarë që të frikësuar nga njoftimi i aeroportit kanë shkuar aty që në mëngjes edhe pse fluturimin e kanë pasur në orën 15.

"Kemi ardhur qysh në orën 10, fluturimin e kemi në orë 3. Kështu na thanë se duhet të jemi 3-4 orë para."

Për të shmangur pritjet e gjata dhe vonesat, udhëtarët thonë se duhet të shtohen sportelet.

"Është më mirë që të shtohen sportelet. Të bëhet puna më shpejt."

Pasagjerët shpresojnë marrjen e masave pasi mes atyre që qëndrojnë me orë të gjata në pritje ka edhe të moshuar e fëmijë të cilët e kanë të vështirë përballimin e situatës në kushtet e temperaturave të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat