Godet me thikë fqinjin, arrestohet 31-vjeçari

Shqipëria

Godet me thikë fqinjin, arrestohet 31-vjeçari

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Cërrik.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në fshatin Shalës, B. Sh., 31 vjeç ka plagosur me thikë fqinjin e tij B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pasi shkuan në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë kanë  bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i plotë:

Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat