Fatos Tushe kërkon lirinë: Jam sëmurë, vuaj nga zemra dhe diabeti

Shqipëria

Fatos Tushe kërkon lirinë: Jam sëmurë, vuaj nga zemra dhe diabeti

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 10:56
Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i cili u arrestua për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, i është drejtuar sërish Apelit për të kërkuar lirinë në këmbim të garancisë pasurore, kësaj here me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli.

Ndërkohë sipas avokatit, i cili ka paraqitur pretendimet e Tushes, ai vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.

“Z. Tushe vuan prej vitesh  nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga  të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.

Kujtojmë se Tushe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat