Dasho: Varianti ‘Delta’ ka ulur 30% efektivitetin e vaksinave, virusi ka ndryshuar

Shqipëria

Dasho: Varianti ‘Delta’ ka ulur 30% efektivitetin e vaksinave, virusi ka ndryshuar

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:27
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho, ka folur për situatën epidemiologjike në vendin tonë.

Teksa ka folur në lidhje me vaksinimin dhe variantet e reja që janë shfaqur, Dasho thotë se varianti  indian “Delta” e ka ulur deri në 30% efektin e vaksinave anti-covid.

"Duke u përpjekur që të gjendej një vaksinë, duke u përpjekur që kjo vaksinë të arrinte sa më tepër njerëz, besohej se do të arrihej të vendosej, në dominim dhe epidemia. Përvoja e të gjithë viruseve, sidomos e koronavirusit  ka treguar se në rast se infeksion përhapet masivisht, në rast se kemi një numër të madh personash të prekur, ekzistojnë gjithmonë mundësitë që të krijohen variante të reja të virusit, dhe ekziston mundësia që këto mutacione që shfaqen në variante të reja, t’i shpëtojnë imunitetit, qoftë atij natyral qoftë artificial te personat që janë vaksinuar. Dhe variant Delta e provoi më së miri. Varianti Delta e ka ulur me 20 pothuajse 30 % efektin mbrojtës të pjesës më të madhe të vaksinave. Dhe kjo sigurisht i bën shumë shqetësuese variante Alpha, Beta e Gama."

Sipas tij, vaksinat kanë efektivitet, por te variantet e reja që janë shfaqur është shumë i ulët, pasi virusi ka ndryshuar. Por megjithatë edhe pse efektiviteti është i ulët sipas Dashos, vaksinat parandalojnë vdekjet.

"Vaksinat kanë efektivitet, por ky efektivitet është më i ulët po të krahasohet me efektivitetin që kanë vaksinat ndaj varianteve të tjera.  Përpjekjet për të prodhuar vaksinat nisën që në javët e para, pasi u zbuluar Covid-19, dhe të gjithë ato janë të ndërtuara për të luftuar variantin  e egër të virusit që u  shfaq në Wuhan. Më pas patëm variantet që u shfaqën në Britaninë e Madhe, në Brazil, në Afrikën e Jugut, të cilat u quajtën Alpha, Beta e Gama dhe së fundmi variant Delta.

Pikërisht kjo e bën efektivitetin e vaksinës të jetë më i ulët në raport me variantin e egër. Sepse virusi ka ndryshuar, vaksinat janë prodhuar mbi variantin bazë të virusit dhe si të tilla ato natyrisht kanë një ulje të efektivitetit ku diskutohet për variantin Delta. Megjithatë vaksinat janë treguar sërish të efektshme për të parandaluar shfaqjen e shenjave, vaksinat janë treguar shumë më të efektshme për të parandaluar shfaqjen e komplikacioneve dhe të humbjeve të jetës. Në këto kushte unë besoj se vaksinat Pfizer, Biontech dhe Moderna sërish ofrojnë një mbrojtje të mirë ndaj varianteve, Alpha, Beta, Gama, Beta dhe Delta.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat