Me grushte dhe sende të forta, përplasen fizikisht një çift bashkëshortësh

Shqipëria

Me grushte dhe sende të forta, përplasen fizikisht një çift bashkëshortësh

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku pre e dhunës kanë mbetur një çift bashkëshortësh. Ngjara ndodhi në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit D. I., 50 vjeç, B. I., 41 vjeçe dhe I. J., 23 vjeç.

 Pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta dhe sende të forta shtetasit R. DH., dhe A. Dh., (bashkëshortë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat