U mbyt pak ditë më parë në lumin Buna, gjendet trupi i 13 vjeçares

Shqipëria

U mbyt pak ditë më parë në lumin Buna, gjendet trupi i 13 vjeçares

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:42
Ilustrim

Është gjetur pas 5 ditësh kërkime trupi i pajetë i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna në Shkodër.

Kanë qenë polumbarët ata që pas disa ditësh kërkime kanë gjetur trupin e të miturës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 27 korrikut në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit

E mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat