Pala greke ndërpret punën në Kakavijë, radhë e gjatë mjetesh në të dy anë e kufirit

Shqipëria

Pala greke ndërpret punën në Kakavijë, radhë e gjatë mjetesh në të dy anë e kufirit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:16
Kakavijë

Në kohë të sezonit turistik fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh.

Pala greke ka ndërprerë punën në pikën kufitare të Kakavijës duke shkaktuar një radhë të gjatë mjetesh.

Fillimisht pala greke punonte me dy sportele, por që për shkaqe që ende nuk dihen, ka ndërprerë punën duke shkaktuar një radhë kilometrike në të dyja anët e kufirit.

Qytetarët ndodhen nën rrugë prej orësh të bllokuar, ndërsa po përballen edhe me temperaturat e larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat