Epidemiologu jep informacionin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë

Shqipëria

Epidemiologu jep informacionin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:58
Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën me koronavirusin në vendin tonë pasi sot u shënuan 182 raste të reja me Covid.

Ai u shpreh se një dozë e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme në këtë faze dhe pavarësisht se është rritur numri i infektimeve nuk është gjendje shqetësuese pasi është nën kontroll.

“Numrat janë në rritje, por është e përballueshme, dhe nuk jemi në fazën shqetësuese.
Varianti Capa nuk është i ri, është i njohur më parë dhe Delta ja zuri vendin në Indi duke e dominuar.

Delta përbën shumicën dërrmuese të rasteve. Doza e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme pasi nuk ka prova, flasim për ato që po përdoren në Gjermani.

Kjo situatë duhet të monitorohet edhe dy javë të tjera, edhe OBSH ka thënë që nuk duhet doza e tretë, është më shumë për tu qetësuar ne se nuk do, prekemi por jo e domosdoshme.

Imunizimi i plotë vjen dy javë pas dozës së dytë por në çdo moment ka një mundësi infektimi, por për imunizim të lartë e kanë Pfizer dhe Astrazeneca dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme doza e tretë se përveç kësaj do ishte një shpenzim shumë i madh.

Në gjithë botën nuk logjikohet më me rastet e reja por nga rastet e rënda dhe humbjet e jetës sepse nëse infektohen të rinj atëherë nuk presim shumë probleme. Duke qene se të rinjtë kanë më pak risk dhe normalisht nuk duan të bëjnë vaksinën”, u shpreh Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat