Deklarohet Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

Shqipëria

Deklarohet Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:29
Ilir Meta

(E plotësuar 07:37) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Meta në një postim në rrjetin social Facebook falënderon për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ai thekson se sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret.

“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat  e Shëmrisë”, shkruan Meta.

***

Mbi 10 zjarrfikëse në Kukës për të shuar flakët mbi tunelin e Kalimashit, nesër ndërhyrja me helikopter

 Kryetari i Kukësit, Safet Gjic tha se situata është më në kontroll se dy tre orë më parë

Zjarrfikës nga Prizreni, dhe Tirana janë tashmë në Kukës dhe prej orësh vijojnë luftën me zjarret mbi tunelin e Kalimashit 

"Para dy tre orësh ishte situatë e jashtëzakonshme por arritëm ta vinim nën kontroll vijën e zjarrit.

"Terreni është shumë i vështirë dhe dëmet janë të mëdha" tha më tej Gjici duke hedhur dyshime se mund të ketë qenë dhe zjarrvënie e qëllimshme.

Zjarrfikëset e angazhuara

Janë 4 zjarrfikëse të Bashkisë Kukës

4 zjarrfikëse të Kosovës

Presim zjarrfikëset e Hasit dhe Shkodrës

Nesër në 05:00 të mëngjesit do vijë një helikopter. "Ndërhyrja nga ajri por dhe nga toka do arrijmë ta izolojmë. Kemi vatër shumë të vështirë në rrugë. Donim ta izolonim të mos kapte tunelin" tha Gjici nga Rruga e Kombit ku po monitoron nga afër situatën.

Kryetari i Kukësit: Me ndihmën e forcave nga Kosova, shpresojmë t’i lokalizojmë zjarret për dy-tri ditë

Kryetari i Kukësit, Safet Gjici, ka thënë se situata me zjarret mbetet ende shumë e rëndë dhe vështirë e menaxhueshme teksa era po i favorizon vatrat e zjarrit.

Gjici bëri të ditur se janë duke intervenuar nga toka e ajri për të shuar zjarret teksa me ndihmën e pjesëtarëve të FSK-së dhe zjarrfikësve nga Kosova situata vazhdon të mbetet nën kontroll.

“Zjarrin më të vështirë e kishim mbi Kalimashin mirëpo fatmirësisht kemi arritur që ta mbajmë nën menaxhim. Kemi dy vatra të mëdha të zjarrit dhe mjaft të rrezikshme jemi duke ndërhyrë dhe nga ajri por besoj se me të gjitha këto forca edhe toka besojmë që të arrijmë ta mbajmë nën kontroll”, tha ai.

“Falë forcave që erdhën nga Kosova besoj që për dy-tre ditë të arrijmë të lokalizojmë zjarrin në Kukës”, tha Gjici.

“Falënderoj shumë Kosovën për ndihmën dhe të gjitha institucionet që kanë qenë shumë korrekt në ftesën tonë për ndihmë në shuarjen e zjarrit. Kjo tregon vlerën e shqiptarëve që i dalim në ndihmë njëri-tjetrit”.

Gjici mes tjerash bëri të ditur se “Rruga e Kombit” është e kalueshme dhe e sigurt deri tani nga zjarri.

“Ne kemi arritur të fitojmë luftën më zjarrin ,rruga e kombit është e lirë dhe janë duke u kontrolluar nga shumë forca të sigurisë e kemi nën kontroll situatën dhe rruga është e lirë dhe e qarkullueshme”.

Kryebashkiaku i Kukësit mes tjerash bëri të ditur se në zonat ku janë vatrat aktive nuk ka shtëpi dhe banesa.

Nuk ka banesa afër zjarreve deri në këto momente edhe pse erërat janë duke favorizuar shumë zjarrin.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë për zjarrin në Kalimash: Situatë e vështirë, bëni kujdes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.

Peleshi thekson se si pasojë e erës flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, ai bën thirrje udhëtarëve që të bëjnë kujdes në këtë aks.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se në ndihmë të forcave zjarrëfikëse shqiptare kanë ardhur edhe nga Kosova dhe po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll.

 “Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, shkroi Peleshi në Facebook.

***

Këto janë pamjet e filmuara mbrëmjen e kësaj të hëne në tunelin e Kalimashit në Kukës. Siç duket flakët kanë rrethuar njerën hyrje të tunelit duke rrezikuar edhe mjetet që lëvizin në autostradë.

Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon disa banesa. Puna po vijon për mbajtjen nën kontroll  edhe të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit.

Zjarri në fshatin Dukat i Ri tashmë është vënën nën kontroll, duke mos paraqitur aktualisht rrezikshmëri për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Problem mbetet për momentin një vatër në vendin e quajtur Gropa e Pirit në Karaburun ku janë angazhuar forca të shumta për të mbajtur flakët nën kontroll.

Sakaq, zjarri i rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës në Voskopojë është  drejt fikjes. Ulja e temperaturave gjate natës ka sjellë rënie të intesitetit të flakëve. Aktualisht ka mbetur aktive vetëm një vatër, pasi të tjerat janë vënë nën kontroll.

Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për 116 ha që janë përshirë nga flakët . Afro 100 trupa janë duke punuar për vënien në kontroll të flakëve.

Forcat e ndërhyrjes arritën të izolojnë në kohë të shpejtë edhe zjarrin në malin e Tomorrit dhe po monitorojnë disa vatra në fshatin Corrush në Mallakastër, si dhe në fshatin Bogë të Shkodrës.

Një vatër e re zjarri është njoftuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit, në pjesën e Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Kukësit.

Pamjet e frikshme, del jashtë kontrollit zjarri mbi tunelin e Kalimashit/ Zjarrfikësit nga Kosova arrijnë në Kukës

(E plotësuar 11:05) - Përfshihen nga zjarre masive kodrat nën të cilat janë tunelet e Kalimasht.

Në video shihet se si flakët kanë arritur të përparojnë dhe të përhapen gjerësisht mbi tunel.

Tashëm duket qartë që zjarri po afrohet drejt hyrjes së tunelit.

Image

 

Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë zonën përreth.

Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll. 

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë burime bëjnë me dije se ka edhe  zjarrfikëse nga Kosova.

***

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit. Sikurse duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel zjarri ka pushtuar të gjithë hapësirën e malit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete zjarrfikëse, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Ndërsa sa i përket situatës së zjarreve në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

Image

Mësohet se zjarri është duke zbritur në fshatrat Domgjon dhe Munellë, duke u kthyer në kërcënim serioz për ta. Në fshatin Thirrë zjarri është aktiv, ku në lagjen Gështenjë është afruar në distancën 700 m.

Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikësa, 4 të shërbimit  pyjor.

Nga këto forca po bëhet e pa mundura  për  frenimin e vatrës, por është shumë e vështirë izolimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat