​Zjarri në Kalimash, Peleshi apelon udhëtarët për kujdes

Shqipëria

​Zjarri në Kalimash, Peleshi apelon udhëtarët për kujdes

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 07:12
Kalimash

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi është deklaruar në lidhje me gjendjen mbi zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.

Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të tregohen të vëmendshëm gjatë kalimit në këtë zonë.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll.

Në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel, ka shkruar ministri Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat