Ilva Tare zbulon angazhimin e saj të ri në SHBA

Shqipëria

Ilva Tare zbulon angazhimin e saj të ri në SHBA

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:58
Ilva Tare

Gazetarja Ilva Tare pas zhvendosjes së saj në SHBA ka zbuluar detaje nga jeta e saj e re.

Në një postim në Twitter ajo bëri me dije se do të marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të demokratëve në SHBA.

“Samiti i Dhjetorit i Shtëpisë së Bardhë për bashkimin demokratik të vendeve, bazuar në vlerat e aksioneve dhe vlerat demokratike kundrejt modeleve autokratike dhe joliberale”, ka shkruar në Twitter Ilva  Tare.

Kujtojmë se gazetarja Tare ka mbajtur postin e drejtoreshës së lajmeve në Euroneës Albania, teksa i ka dhënë fund rrugëtimit të saj prej 25 vitesh, për t’u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen, bashkëshortin Eduard Selami dhe dy fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat