Arkitekti 77-vjeçar shqiptar kthen në makete shtëpitë e vjetra tradicionale

Shqipëria

Arkitekti 77-vjeçar shqiptar kthen në makete shtëpitë e vjetra tradicionale

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:34
77-vjeçari me profesion arkitekt u jep jetë banesave të vjetra që sot një pjesë nuk janë më në truallin e tyre.

Arkitekti 77-vjeçar, Bashkim Topçiu prej vitesh realizon mokete te shtëpive të vjetra qe nuk ekzistojnë më, me qellim ruajtjen e arkitekturës së vjetër dhe kujtimeve që vijnë nga banesat e fëmijërisë.

Me metrin që nuk e heq nga duart prej më shumë se 60 vitesh, Bashkim Topçiu çdo ditë i drejtohet punishtes për të projektuar mokete me karton. 77-vjeçari me profesion arkitekt u jep jetë banesave të vjetra që sot një pjesë nuk janë më në truallin e tyre.

“Kam qenë në moshën 16 vjeç në Poliçan, që atëherë bëja me kuti brisqesh shtëpinë e partisë dhe i ngjisja me atak. Unë punoj me teknologji ndërtimi. Unë pa metro nuk rri dot, gjithë jetës sime, vetëm kur fle gjumë. Si puna e kollares, që unë tërë jetës rri i kollarisur, dimër-verë”, u shpreh artizani Bashkim Topçiu.

Një nga kujtimet më të vyera për 77-vjeçarin është moketi i banesës së fëmijërisë së tij në Korçë, për të cilën ka punuar 1 muaj e gjysmë.

Në realitet kjo shtëpi është ndërtuar që para luftës së dytë botërore, por tashmë çdo ditë qëndron para syve të Topçiut edhe pse sot shtëpia nuk ekziston më.

“Kjo shtëpi është një kujtesë e madhe për mua derisa të shkoj në botën tjetër se në këtë shtëpi këtu kam lindur edhe ruaj kujtime të veçanta. Në vend të kësaj shtëpie është bërë pyll dhe jetojnë dy arinj tani atje. Unë kam debulesë të madhe për këtë shtëpi, për këto oborre, për këto shkallë, nëpër këto pemë”, u shpreh Bashkim Topçiu.

E pikërisht për të ruajtur arkitekturën e vjetër dhe kujtimet që vijnë nga banesat e fëmijërisë, Topçiu bën mokete me karton për të afërmit e tij.  Ai na rrëfen sekretin e 60 viteve punë artizanale.

“Sot të tërë njerëzit e dinë që unë jam i kamur, e dinë se unë marr lek. Unë në fakt deri më sot nuk kam marrë asnjë lek”, tha Topçiu.

Ndryshimet e shumta demografike dhe ndërtimet pa kriter rrezikojnë veç të tjerash të na lënë edhe pa kujtimet e fëmijërisë, që shpesh lidhen me objekte. Oreksi për kulla e objekte të reja mund të rrafshojë edhe kujtimet tona, ndaj shumë njerëz zgjedhin që të ruajnë përmes moketeve kujtimet e vjetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat