​Shqipëri, varianti delta ka rritur shtrimet edhe të moshave të reja

Shqipëria

​Shqipëri, varianti delta ka rritur shtrimet edhe të moshave të reja

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 20:07
​Shqipëri, varianti delta ka rritur shtrimet edhe të moshave të reja

Rritja e nurit të të infektuarve me variantin delta në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e numrit të pacientëve në spitalin Covid 1.

Të shtruar ka pacientë moshave të reja 30-40 vjeç, por edhe mbi 60-vjeç.

Ndërkohë që ka raste të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dy prej tyre të intubuar. Numri më i madh i personave të shtruar kanë qenë të pa vaksinuar ose me një dozë.

Mjekët bëjnë thirrje për t’u vaksinuar sa më parë në mënyrë që në vjeshtë kur pritet një tjetër valë e epidemisë të jenë sa më shumë persona të mbrojtur. Vaksina anti-Covid redukton rastet e renda dhe shtrimet ne spital./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat