25-vjeçari ra nga kati i tretë dhe vdiq! Rrëqeth i afërmi: Pritëm të të martonim nesër!

Shqipëria

25-vjeçari ra nga kati i tretë dhe vdiq! Rrëqeth i afërmi: Pritëm të të martonim nesër!

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Krujë. Një 25-vjeçar me iniciale K.Ç. ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë gjatë transportimit të tij për në spital.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por gjithçka ka qenë e papritur për të afërmit e të riut. Një prej tyre shpërthen në lot në koment, teksa kujton që të gjithë prisnin që ai të martohej.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat