Rama: Ben, një amerikan që promovon potencialin turistik të Shqipërisë

Shqipëria

Rama: Ben, një amerikan që promovon potencialin turistik të Shqipërisë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:18
Pamje nga videoja

Kryeministri Edi Rama ka postuar në adresën e tij një video ku falenderon shtetasin amerikan të martuar me një shqiptare për promovimin e turizmit shqiptar.

Për më tepër, Rama thotë se Beni, ka sjellë dhe prindërit e tij nga SHBA për të shijuar bukuritë e jugut shqiptar.

Postimi i Ramës:

Faleminderit?

Ben është një amerikan që sheh një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në Shqipëri.

Pas studimeve në Universitetin e Oksfordit dhe një sërë eksperiencash në Azinë Juglindore dhe Tanzani, së bashku me të dashurën e tij shqiptare prej të cilës ka zbuluar Shqipërinë, kanë vendosur të jetojnë në Tiranë.

Promovues i destinacioneve të ndryshme turistike në vendin tonë përmes rrjeteve sociale, në episodin më të fundit në Vlog, Ben ka ftuar prindërit e tij nga ShBA drejt Jugut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat