Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, qarkullimi i makinave i bllokuar prej më shumë se 8 orësh

Shqipëria

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, qarkullimi i makinave i bllokuar prej më shumë se 8 orësh

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:40
Kolona

Të shtunën ka nisur pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit.

Një numër i madh besimtarësh i janë drejtuar malit të shenjtë e për këtë arsye qarkullimi është bllokuar që prej orës 01.00 të natës.

Mësohet se fluksi është aq i madh saqë deri më tani të paktën 30 policë janë munduar ta zhbllokojnë qarkullimin por pa rezultat.

Festa në Malin e Tomorrit nis në datë 20 gusht dhe përfundon në 25, por dita kulminante është e diela, kur pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen edhe radhët kilometrike të krijuara përgjatë malit. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj uroi dhe u lut ditën e djeshme që ditët e vështira nga pandemia të kalohen me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat