Me maska në ambiente të mbyllura/ Të vaksinuarit infektohen 32 herë më pak se sa të pavaksinuarit

Shqipëria

Me maska në ambiente të mbyllura/ Të vaksinuarit infektohen 32 herë më pak se sa të pavaksinuarit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:23
Drejtorja e ISHP, Albana Fico

Ndonëse ka një përkeqësim të situatës Covid në Shqipëri, ku numri i të infektuarve me koronaviurs është 5-fishuar brenda dy javësh, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat por ka bërë thirrje për të përdorur maskat  në ambiente të mbyllura .

Drejtorja e ISHP, Albana Fico, u kërkon inspektorëve dhe institucioneve ligjzbatuese të detyrojnë qytetarët të respektojnë masat kufizuese.

Deri më tani janë vaksinuar vetëm 26 % e qytetarëve apo afro 600 mijë me të dy dozat e vaksinës, ndërkohe që edhe muaji shtator do të jetë i hapur për vaksinuar ata mbi 18 vjeç.

Ndërkohe që në Shqipëri ende nuk është vendosur që vaksina të jetë e detyrueshme, kërkohet që disa kategori si mësuesit, mjekët dhe policët të vaksinohen pasi janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat