Viktima kishte rënë në pusin e ngushtë, zjarrfikësit rrezikojnë jetën për ta nxjerrë

Shqipëria

Viktima kishte rënë në pusin e ngushtë, zjarrfikësit rrezikojnë jetën për ta nxjerrë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një operacion sa sfidues por edhe i rrezikshëm është organizuar në lagjen Bathore të Kamzës nga zjarrfikësit e këtij qyteti.

Ata janë njoftuar se një 65-vjeçar me iniciale Q.H. ka rënë brenda një pusi në Kamëz dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 65-vjeçari ka qenë duke punuar për ta pastruar pusin në banesën e Q. M.

Ashtu siç shihet në pamjet e siguruar nga ABC, viktima kishte rënë në një gropë tepër të ngushtë dhe ishte shumë e vështirë të nxirrej. Dyshohet se ai kishte humbur jetën si pasojë e gazit që ka çliruar nëntoka. Të gjendur në këto kushte zjarrfikësit e Kamzës kanë përdorur një bombol oksigjeni për të bërë të mundur ndërhyrjen deri në thellësinë ku ishte trupi i pajetë i 65-vjeçarit.

Pavarësish se zjarrfikësve u kanosje jeta ata nuk kanë hezituar që të ndërhyjnë në pus.

“#zjarrfikësitkamëz   Pas thirrjes për ndihmë në një ngjarje të rëndë ku një person kishte rënë në pus, dolën menjëherë në veprim  ku pavarësisht rrezikut që ju kanosej nga gazrat e tokës thellësia si dhe dimensioni tepër i ngushtë i pusit ,#zjarrfikësitkamëz  pas një pune të lodhshme dhe të mundimshme bënë të mundur nxjerrjen  e trupit. #zjarrefikesitkamez  janë të kudondodhur për çdo nevojë dhe shërbim që mund të ketë vendi . ” thuhet në një reagim nga zjarrfikësit Kamëz.

Ndërkohë sot u bë arrestimi i shtetasit Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori shtetasi Q. H. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat