Në Infektiv mesatarisht 15 urgjenca çdo ditë, flet mjekja

Shqipëria

Në Infektiv mesatarisht 15 urgjenca çdo ditë, flet mjekja

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Me rritjen e numrit të të infektuarve janë shtuar dhe të shtruarit në spitalin Covid në Tiranë.   Javën e fundit ndihmën e mjekëve në “Infektiv” e kanë kërkuar mesatarisht 15 pacientë në ditë.  Infeksionistja  Elda Qyra tregon se nuk mungojnë moshat e reja.

“Dhjetëditëshin e fundit kemi rritje të personave në vijnë në urgjencën tonë për të kërkuar ndihëmn mjekësore më shumë të lidhur me oksigjenimin dhe le të themi te një mesatare ditore te 15 raste e kemi pasur,” thotë  mjekja.

Rreth 95 % e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.  Ata që kanë marrë dozat anti Covid  tregon mjekja po paraqesin forma më të lehta të sëmundjes.

“Kemi pasur mosha të reja edhe 20 vjeç, por mbizotërosh mosha mesatare 65 vjeç. Rezulton që pacientët janë të pavaksinuar,” thekosn mjekja.

Mutcioni “Delta” në formën e mesme dhe të rëndë të tij sipas mjekes Qyra po shfaq të njëjtin agresivitet si varianti klasik dhe ai britanik i Covid-19

“Mund të kemi një formë pak më të lehtë të shfaqjes së deltës me temperaturën kollën, në format mesatare nuk bëjnë dallim vështirësia në frymëmarrje është njësoj dhe ecuria nëse është e rëndë është njësoj,”  shprehet Qyra.

Ndërkohë të infektuarit aktiv në të gjithë vendin kanë  arritur mbi 7 600 persona të shtruarit në infektiv i kanë kaluar 90 pacientë  nga një apo dy raste që zbritën gjatë muajit korrik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat