Grupi i dytë i afganëve mbërrin në Rinas

Shqipëria

Grupi i dytë i afganëve mbërrin në Rinas

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Ka mbërritur grupi i dytë i afganëve në Aeroportin e Rinasit. Është avioni i parë i mbërritur ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se ka ardhur me linjë direkte nga Kabuli, ndryshe nga avioni i dytë që pritet të bëjë linjë tranzite duke u ulur më parë në Katar.

Autobusët janë në pritje për transportin e tyre.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se afganët së pari do t'i nënshtrohen kontrollit mjekësor.

Në Aeroport ndodhet ambasadorja Kim së bashku me ministren Xhaçka të cilat po inspektojnë situatën nga afër.

Ende nuk ka një konfirmim se në cilin hotel do të akomodohen.

Sipas informacioneve paraprake do të mbërrijnë 210 afganë, por nuk dihet se sa kanë arritur me avionin e parë.

Avioni i dytë pritet të mbërrijë rreth orës 1 p, pas mesnate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat