Gazetarja e BBC-së dokumenton me video rikthimin e buzëqeshjes te fëmijët afganë në Shqipëri

Shqipëria

Gazetarja e BBC-së dokumenton me video rikthimin e buzëqeshjes te fëmijët afganë në Shqipëri

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:04
Ilustrim

Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit edhe dy aeroplanë të tjerë me qytetarë afganë, mes tyre edhe fëmijë.

Gazetarja dhe korrespondentja australiane e BBC-së, Yalda Hakim ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter teksa shihen fëmijës afganë duke lozur në një strehimore në shtetin shqiptar.

“Duke dokumentuar fëmijët afganë që po vendosen në Shqipëri”, ka shkruar mediumi britanik theguardian duke iu referuar imazheve të para të fëmijëve të lumtur.

“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në Twitter.

Me 182 personat e arritur sot dërgojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar për mediat e huaja se do të pranojnë 400 afganë pas evakuimit nga Kabuli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat