Mbërrijnë 150 afganë të tjerë në Shqipëri

Shqipëria

Mbërrijnë 150 afganë të tjerë në Shqipëri

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 09:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka mbërritur në vendin tonë grupi i radhës me refugjatë nga Afganistani. 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit, pasi kanë lënë vendin e tyre, ndërkohë që talebanët rimorën pushtetin pas 20 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat