Rritet interesi për vaksinën anti-Covid

Shqipëria

Rritet interesi për vaksinën anti-Covid

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:16
Ilustrim

Rritet interesi për vaksinën antiCovid.

Shtimi i infektimeve në ditët e fundit, por edhe vendosja e detyrimit për disa kategori ka çuar në rritje të numrit të qytetarëve që kërkojnë të imunizohen.

Ekspertët thonë se të shumtë janë edhe moshat e reja që po drejtohen në pikat e vaksinimit.

Mundësia për t’u vaksinuar është e hapur për të gjithë, por moshat mbi 60 vjeç janë ata që i janë përgjigjur më shumë apelit të bluzave të bardha.

Shtatori është muaji i dytë i hapur për vaksinim, ku çdokush mund të injektoje një nga vaksinat vetëm duke u paraqitur me një kartë identiteti. Studentët, mësuesit dhe mjekët janë kategoritë që e kanë të detyruar vaksinimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat