Nisin regjistrimet në universitete

Shqipëria

Nisin regjistrimet në universitete

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Universitetet kanë shpallur fituesit e fazes së parë ndërkohë që të rinjtë kanë nisur regjistrimin pranë sekretarive të degëve që kanë zgjedhur. Në lidhje me vaksinimin e detyruar  studentët që po regjistrohen për here të parë në universitete thonë se janë pro, pasi e shikojnë të rëndësishme praninë në auditore.

Janë shpallur tanimë listat me kandidatët maturantë të cilët janë shpallur fitues në programe studimi të ndryshme pranë universiteteve ku kanë aplikuar.

Kjo e enjte ka shënuar ditën e pare të regjistrimeve që zgjat 48 orë.

Fituesit e fazës së parë, janë paraqitur pranë sekretarive të universiteteve për depozitimin e dokumenteve të regjistrimit.

Të rinjtë shprehen se e kishin të qartë që në momentin aplikimit degën ku po regjistrohen.

"Zgjodha Financanën."

"Financë, e prisja dhe e mora."

"Gjuhë Letërsi, ndër të parat dhe më doli që në raundin e parë."

Ndërsa në lidhje me vaksinimin e detyruar studentët që po regjistrohen për here të parë në universitete thonë se e kanë pare si të arsyeshme marrjen e dozës, pasi e shohin si të domosdoshme prezencën në auditore.

"I kam kryer të dyja dozat."

"Do ta bëj së shpejti që ta bëj mësimin fizikisht dhe jo online."

Me t’u regjistruar studentët e ardhur nga rrethe kanë nisur të mendojnë dhe për akomodimin e tyre në kryeqytetet.

"Unë jam nga Laçi dhe do të shpërngulem te të afërmit e mi."

Raundi i parë i regjistrimeve ka 7 faza 48 orëshe për t’iu lënë më pas radhën 2 raundeve pasardhëse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat