Çuçi: Vlerësim nga Rama përgjegjësi e lartë, do punoj për garantimin e rendit

Shqipëria

Çuçi: Vlerësim nga Rama përgjegjësi e lartë, do punoj për garantimin e rendit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:01
Bledi Çuçi

Pas rikonfirmimit në postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë Rama 3, ka reaguar për herë të parë Bledi Çuçi.

Ministri shprehet se ky është një vlerësim nga kryeministri Rama dhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë.

Çuçi thekson se kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti i përbashkët përgjatë mandatit të tretë.

Çuçi: Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë.

Çuçi shton se mezi pret të punojë edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër.

Çuçi: Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit! Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat