Qeveria e tretë; Rama kalon në monarki, humbasin klani ‘Nano’ e ‘Veliaj’

Shqipëria

Qeveria e tretë; Rama kalon në monarki, humbasin klani ‘Nano’ e ‘Veliaj’

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:28
Edi Rama

Tashmë mund të thuhet përfundimisht, se në mandatin e tretë, Edi Rama e ka përqëndruar pushtetin në duart e tij aq shumë, sa mund të quhet pa teklif një kabinet monarkik.

Kjo, pasi Edi Rama nuk ka emëruar një Qeveri politike që vjen nga rezultatet e zgjedhjeve të 25 Prillit, apo lëvizjeve brenda Partisë Socialiste, por një kabinet tipik “oborri” , aleancë tribale me dy nga klanet më të forta të nëntokës: atë të Dosjes 184 dhe Ilir Metës.

Nuk ka karrierë në Partinë Socialiste për askënd tjetër që gjatë periudhës së opozitës, apo edhe 2 mandateve të Rilindjes, nuk ka qenë pjesë e ngushtë e oborrit monarkik të Bablokut.

Belinda Balluku, Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, natyrisht edhe Arben Ahmetaj, janë njerëzit e oborrit që për 8 vite kanë marrë çdo gjë nga Qeveria e PS-së: poste, ofiqe dhe pasuri pa fund.
Asnjë përfaqësim nga njerëz politikë, madje edhe i vetmi siç ishte Erion Braçe, u largua, duke e shkrirë si kripa në ujë.

Arben Ahmetaj, përveç qenies si oborrtar i ngushtë, është edhe njeriu i Ilir Metës në Qeveri.
Ndërkaq i është dhënë portofol edhe Ulsi Manjës, ndërlidhësi i Edi Ramës me njerëz të prokurorisë dhe gjyqtarë, si dhe përfaqësues i dosjes 184.

Nga aspekti i përfaqësimit, Qeveria është totalisht një kabinet i “Zonës së Parë Operative”, ku nga boshti Vlorë -Gjirokastër ka 5 anëtarë Qeverie së bashku me Edi Ramën. Kulmi është se nga një qark ka 2 Ministra të rëndësishëm, ndërsa i gjithë Veriu ka vetëm Ulsi Manjën, i cili gjithsesi nga Dibra është larguar prej kohësh dhe në zgjedhjet e fundit ishte i deleguar në njësinë 11 Tiranë që kap zonën e Laprakës e Kodër Kamzës.

Përndryshe, Edi Rama ka rrëzuar fuqishëm aleancën me klanin e Fatos Nanos, duke mos nominuar fare kreun e këtij grupi Taulant Ballën me asnjë portofol, ndërkohë që i ka hequr postin e numrit dy të partisë.
Humbës ka dalë njëkohësisht edhe klani i Erion Veliajt, i cili ishte prehur për dy Ministri, ose të paktën emërimin e Arbjan Maznikut.

Babloku, ndërkaq, u ka dhënë pushtet shumë të fortë përfaqësuesve të dy dosjeve të bujshme në vend 184 e 339. Përkatësisht Damian Gjiknuri është graduar me postin e numrit dy të PS-së, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë që një nga pjesëtarët e 339, koloneli i Vangjush Dakos, Ardian Çela, është emëruar kryetar i PS-së për qarkun Durrës. Ç’ka e ka vulosur edhe për 4 vjet të tjera qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend, në duart e personit që është cilësuar “Non Grata” nga Qeveria e SHBA
Elbasanin ja ka hequr totalisht Taulant Ballës, duke e dërguar në Fier, kurse në qarkun e Qifes dhe krimit, ka dërguar “njeriun e tërmeteve” Damian Gjiknuri.

Shkodra është lënë sërish në dorën e një tjetri ‘Non Grata’ nga SHBA, siç është Tom Doshi. Edona Bilali, një ish-drejtoreshë në bizneset e Tomës është emëruar kreu i qarkut Shkodër, duke mënjanuar Benet Becin, për të cilin u fol se do të ishte jo vetëm Ministër, por edhe shef politik në qark.

Risitë e këtij kabineti, si Frida Krifca apo Delina Ibrahimaj, nuk kanë lidhje fare me rinovim politik, pasi ato kanë qenë pjesë e oborrit të Ramës, ngaqë kanë drejtuar Tatimet dhe AZHBR-në, ku llogari i jepnin vetëm “lartmadhnisë”, i cili si “Mbreti Diell” Luigji XIV, ka grumbulluar në duart e tij gjithçka nga pushtetet e këtij vendi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat