Ambasadorja Yuri Kim, ka pritur në rezidencën e saj, Haxhi Dauti

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim, ka pritur në rezidencën e saj, Haxhi Dauti

Nga: Beqir Sina Më: 4 shtator 2021 Në ora: 06:19
Pamje nga takimi

President i Këshillit Shqiptar Amerikan, Haxhi Dauti, po zhvillon një vizitë disa ditore, në Shqipëri, dhe Maqedoninë Veriut.

Gjatë kësaj vizite, ai ka zhvilluar disa takime .

Dje, ai është pritur në rezidencën e saj, nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, znj. Yuri Kim.

Haxhi Dauti - President i Këshillit Shqiptar Amerikan, tha se gjatë këtij takimi ai i bëri një përshkrimi kësaj organizate, në këto tre dekada, duke evidentuar kontributin dhe rolin e saj, në lobimin çështjet shqiptare, sidomos ndihmat e saj në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare.

Ai tha se : "Në kuadër të fushatës së ndihmave për familjet në nevojë nën masat që u morën gjatë pandemisë globale të Covid-19 , Këshilli Shqiptar Amerikan, dërgoi dhe shpërndau vet në 10 bashki në Shqipëri, pakot me ndihma, pako të cilat u ndanë gjatë pandemisë edhe në disa qytete të Kosovës, dhe Maqedonisë së Veriut".

Zoti Dauti, po ashtu tha se në këtë takim është diskutuar edhe pë situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, për kontributin që mund të japi Këshilli Shqiptar Amerikan, dhe është folur për mundësitë dhe projektet për zhvillim nga Këshilli Shqiptar Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat