Mjeku tregon arsyen pse po rriten me shpejtësi infektimet me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

Mjeku tregon arsyen pse po rriten me shpejtësi infektimet me Covid-19 në Shqipëri

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:50
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho, ka komentuar situatën epidemiologjike në vend.

Dasho është shprehur se në rritjen e rasteve të reja ka ndikuar variant ‘Delta’, që sipas tij është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera.

"Më tepër sesa sezoni i verës ka ndikuar hyrja e variantit Delta , pra Shqipëria në raport me variantet e tjera të virusit kishte arritur një shkallë imunizmi që bëri situatën që kishim në Maj e në Qershor. Kishte javë tëtëra pa humbje jete dhe kishte ditë të tëra të diagnostikuar. Pra në raportin me variantin 'Alpha', 'Beta' dhe 'Gama', popullata shqiptare tregon se kishte arritur imunitetin e grupit dhe virusi po shkonte drejt rënies.

Hyrja e variantit Delta ndryshoi situatën epidemiologjike. Dihet që transmetueshmëria e këtij virusi është shumë e lartë dhe mbi të gjitha ky virus i shpëton mbulesës imunitare. Qoftë imunitetit natyral, qoftë dhe ai imuniteti i vaksinës”, tha Dasho për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat