Bie nga lartësia teksa riparonte çatinë, humb jetën 60-vjeçari

Shqipëria

Bie nga lartësia teksa riparonte çatinë, humb jetën 60-vjeçari

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Elbasan.

Mësohet se burri ka rënë nga lartësia teksa riparonte çatinë dhe ka humbur jetën në spital.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50, shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat