Zjarr i fuqishëm në Vërtop të Poliçanit, kodra e mbuluar nga flakët

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm në Vërtop të Poliçanit, kodra e mbuluar nga flakët

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të gjithë zonën kodrinore të mbushur me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan. Zjarri mendohet të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor që vuan nga probleme mendore.

Flakët ka nisur fillimisht në zonën mbi banesat e fshatit Vërtop, por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektar me ullinj.

Mësohet se për shkak të zonës së thepisur kodrinore, është e vështirë hyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës.

Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës. Ndërkohë që aksioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat