Bushati: Metën e shkarkuam se bëri fushatë për LSI

Shqipëria

Bushati: Metën e shkarkuam se bëri fushatë për LSI

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:42
Illir Meta

Partia Socialiste nuk pret që Presidenti Ilir Meta të bëhet pengesë për formimin e Qeverisë së re. Deklarata u bë nga kreu i PS-së së Tiranës, Ervin Bushati.

“Nuk besoj”, iu përgigj ai pyetjes së gazetarit Thimi Samarxhiu gjatë diskutimit në Zona Zero, në Top News.

Bushati tha se pas 25 prillit dhe daljes së rezultatit të zgjedhjeve, sjellja e Ilir Metës ndryshoi, ndërsa përfshirjen politike gjatë fushatës elektorale, arsye se përse socialistët e vendosën ta shkarkojnë në Parlament, e lexoi si krejtësisht politike në shërbim të LSI-së.

“LSI-në ai e ka një parti familjare dhe ligjore, sepse ka kryetare bashkëshorten atje. Ne e bëmë detyrën tonë politike duke e shkarkuar, tani i takon Gjykatës Kushtetuese që të vendos. E shkarkuam për të vënë një standard që askush nuk mund të dalë mbi kostumin e Presidentit dhe të merret me politikë”, u shpreh ai.

Kreu i PS-së së Tiranës mohoi zërat se mund të largohet nga posti që mban për shkak të rezultatit të 25 prillit.

“PS mori në Tiranë më 25 prill 19 mijë vota më shumë se zgjedhjet e 2017-s. Është rezultati më i lartë që ka marrë ndonjëherë”, deklaroi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat