Ja me kë u ul Sali Berisha në Kuvend

Shqipëria

Ja me kë u ul Sali Berisha në Kuvend

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:00
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha është futur me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. 

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

Ish-kryeministri Berisha u përshëndet fillimisht me një grup militantësh të PD-së që kishin dalë në hyrje të godinës së Kuvendit për të kundërshtuar vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

Brenda në seancë, Berisha u ul pranë Tritan Shehut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat