Fjalët që Aldi Rama ia tha policit para se ta vriste

Shqipëria

Fjalët që Aldi Rama ia tha policit para se ta vriste

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim, Saimir Hoxha, Aldi Rama

Pas një informacioni të marrë, policia e Lezhës u nis dje për operacion në një parcelë kanabisi.

Nënkomisari Saimir Hoxha bashkë me dy pjesëtarë të patrullës kundër kultivimit të kanabisit shkoi menjëherë në vendngjarje.

Gjatë operacionit ata asgjesuan mbi 100 rrënjë kanabisi dhe më pas pikasin një automjet, brenda së cilit ndodheshin tre persona.

Pasi ndaluan mjetin, policia i kërkon dokumentet shoferit dhe më pas zbresin edhe pasagjerin.

Ndërkohë, vrasësi i Hoxhës, Aldi Rama refuzon të zbresë nga automjeti.

“S’ke shance të më kontrollosh ti mua,” mësohet t’i ketë thënë Rama nënkomisarit para se të nxirrte armën dhe ta qëllonte për vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat