Fshati në Kurbin i mbuluar nga mbetjet, banorët: Mbeturinat hidhen pranë varrezave, asnjë reagim nga bashkia

Shqipëria

Fshati në Kurbin i mbuluar nga mbetjet, banorët: Mbeturinat hidhen pranë varrezave, asnjë reagim nga bashkia

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet vijnë nga fshati Zhejë i Kurbinit. Tonelata mbetjesh hidhen çdo ditë ngjitur me varrezat e këtij fshati e më pas ju vihet flaka pa asnjë kontroll.

Kjo situatë vijon prej shumë kohësh, duke krijuar ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonën.

Banoret thonë se janë ankuar disa herë për këtë problematike, por shqetësimi i tyre nuk është marrë në konsideratë nga pushteti vendor.

"Unë e kam denoncuar këtë problem, por nuk i kanë marrë masat. A ka gjynah më të madh, të hedhësh mbeturinat para varrezave? Në vend që t'i djegin i sjellin këtu. Është shqetësim për të gjithë, jo vetëm për ne. Sidomos për familjarët që kanë varret e të afërmve këtu."

Mbetjet pranë varrezave të fshatit Zhejë shkarkohen kryesisht gjatë orëve të natës, ndërsa në zonë ka dhe mungesë kontenierësh për hedhjen e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat