Mesazhi i fortë i Berishës/ Demokratët i bëjnë dalje Bashës

Shqipëria

Mesazhi i fortë i Berishës/ Demokratët i bëjnë dalje Bashës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:35
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë me mesazhin radhës për demokratët.

Me anë të një videoje në rrjete sociale, me pjesë nga Foltorja në qytetin e Shkodrës, Berisha shprehet antuziast dhe optimist për të ardhmen jo vetëm të PD-së por edhe për gjithë Shqipërinë.

“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë video për Foltoren, që me entuziazmin tuaj të zjarrtë po mbulon me vellon e bukur të shpresës mbarë Shqipërinë”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke nxjerrë kështu Lulzim Bashën jashtë loje.

Pasi në video duken mbështetës të shumtë të Berishës që e ndjekin nga pas dhe janë pjesë e projektit të tij./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat