Rritja e çmimit të bukës dhe karburanteve, LSI: Qeveria nuk po punon për popullin

Shqipëria

Rritja e çmimit të bukës dhe karburanteve, LSI: Qeveria nuk po punon për popullin

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

LSI ka reaguar ashpër për rritje e çmimit të bukës, produkteve të shportës por së fundi edhe të karburanteve që rëndojë edhe më shumë xhepat e shqiptarëve. Deputetja Erisa Xhixho shkruan se kjo rritje e shtuar për shqiptarë ndodh në një kohë kur pagat dhe pensionet e tyre nuk po lëvizin.

Në lidhje me rritjen ekonomike prej 17.8 % në tremujorin e dytë të 2021, për Xhixhon është vetëm imagjinatë e qeverisë, pasi shqiptarët po varfërohen edhe më shumë. Deputetja e LSI, shprehet se qeveria nuk punon për popullin, por për oligarkët pranë saj.

"Qytetarët po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Rritja e ndjeshme e çmimit është bërë kosto e shtuar për familjet shqiptare, e veçanërisht për shtresën e varfër, ata me të ardhura të ulëta, pensionistët, studentët, të cilëve pagat, pensionet apo të ardhurat nuk u janë rritur. Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi është rritur dhe nafta (15-25 lek më shtrenjtë se vitin e kaluar),gazi ( 30-40 lek më shtrenjte), që do pasohet me kosto shtesë për xhepat e çdo qytetari. Gjithë kjo ndodh teksa qeveria e fjalëve të bukura flet për rritje ekonomike imagjinare, që duket e ndien vetëm ajo dhe jo qytetarët.

Qytetarët sot përballen jo vetëm me ankthin e pandemisë, por me rritjen e çmimit të produkteve jetike si buka, vaji, mielli ,orizi etj. 10-20 lekë më shtrenjtë.Kjo qeveri që e quan veten të majtë, as e ngriti zërin për rritjen e çmimit të bukës, madje në bordin e Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër interesit publik dhe pro tregtarëve të miellit, që krijuan monopol në treg, duke shtrenjtuar produktin  kryesor të çdo familjeje shqiptare. Qeveria na tregoi edhe një herë se nuk punon për popullin, por për kapjen e ekonomisë në funksion të oligarkëve pranë saj", shkruan Xhixho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat