Vrau ish-gruan para një muaji, flet burri nga burgu: Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin

Shqipëria

Vrau ish-gruan para një muaji, flet burri nga burgu: Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:49
Elton Meta, Sabrina Bengaj

Para një muaji ndodhi një ngjarje e rëndë në fshatin Zhupan të Fierit, ku Elton Meta, 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeçare.

Pas kësaj tragjedie, ka Elton Meta, ka deklaruar se nuk donte ta vriste ish-bashkëshorten, madje në momentin kritik, ai thotë se ka menduar që 23-vjeçarja ishte vetëm e plagosur.

“Vjehrrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën. Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ku e do vija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat